Gjukanoviq: Vendim logjik i Malit te Zi per Kosoven
Albeu.com
Vendimi për lidhje marrëdhëniesh diplomatike të Malit të Zi dhe Kosovës është marrë në përputhje me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe të rajonit, tha për B92 kryeministri malazias Millo Gjukanoviq.
“Ky akt ishte vetëm pasojë logjike e aktit të mëhershëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Malit të Zi”.
Gjukanoviqi tha se e ka befasuar reagimi i ashpër i një pjese të opinionit serb, pasi është ditur se pas njohjes së pavarësisë së Kosovës do të pasojë edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën.
Në pyetjen lidhur me gjykimin për vrasjen e pronarit të gazetës kroate Nacional, Ivo Pikaniq, se mos kjo do të ketë efekte negative për shtetin kryeministër i të cilit është, Gjukanoviq tha se Mali i Zi nuk është shtet që njihet aq shumë me kriminalitetin.
“Nuk do të thosha se Mali i Zi në bashkësinë ndërkombëtare njihet më së shumti për sukseset e veta në kriminalitet dhe veprim të mafies. Më parë do të thosha se Mali i Zi njihet me ca kualitete të tjera. Pikërisht në saje të kualiteteve tjera pres që Mali i Zi këtë vit do të bëhet kandidat për anëtarësim në BE dhe se në fund të vitit të shkuar jemi bërë pjesë e hartës, instancës së fundit në prag të anëtarësimit të plotë në NATO”, tha kryeministri Gjukanoviq.
Shtuar më 10/02/2010, ora 17:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori