Gjukanoviq: Kosovën e pranuam për shkak të partneritetit
Albeu.com
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi të hënën se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk është sjellë për shkak të presioneve, por për shkak të nevojës së forcimit të besimit të partneritetit me vendet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi të hënën se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk është sjellë për shkak të presioneve, por për shkak të nevojës së forcimit të besimit të partneritetit me vendet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

“Karakteristikë e politikës shtetërore të Malit të Zi është që të ndiqet realiteti dhe jo iluzionet”, deklaroi Gjukanoviq në një konferencë me gazetarët në Vjenë, në një takim ku po diskutohet mundësia e investimeve në Mal të Zi.

Ai nënvizoi se vendi i tij dëshiron që të aplikojë për anëtarësim në BE dhe NATO dhe sipas tij, logjika tregon se është i nevojshëm forcimi i marrëdhënieve dhe besimit të ndërsjellë.

Lidhur me marrëdhëniet me Serbinë, ai porositi se Mali i Zi do të punojë si deri më tani me qëllimin më të mirë, që marrëdhëniet të ndërtohen duke mbi bazën e shëndoshë, sikur me fqinjët dhe miqtë e saj. (ina)
Shtuar më 14/10/2008, ora 02:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori