Tjetër balonë misterioze në qiellin amerikan, nuk dihet ende origjina

Një tjetër balonë misterioze u shfaq në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Pentagonit, i cili ka gjurmuar balonën për një javë, objekti i paidentifikuar kaloi mbi Hawaii dhe u drejtua për në territorin meksikan.

Sipas amerikanëve, origjina e tij nuk dihet dhe nuk ka fluturuar mbi instalime ushtarake.

Zyrtarët amerikanë vlerësuan se nuk i përket Kinës, por sqaruan se nuk është bërë autopsi.


Shtuar 1.05.2023 23:06