Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Gjuajti me shishe drejt ministrit grek, Shpëtim Idrizi: Shpresoja ta zinte në kokë e të freskohej
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për gjestin e tij ditën e sotme ku gjuajti me shishe uji eskortën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias.

A tregon se shpresonte që shishja ta kapte në kokë Dendias që të freskohej ndoshta meqë sot në Tiranë është vapë.

Më tej ai reflekton për këtë akt duke theksuar se ishte akt emocional dhe duhet të kërkojë ndjesë por ajo është më e pakta që mund të bënte në mënyrën se si po sillet Policia shqiptare dhe vetë Greqia.

”Sa herë duan për mitingjet e tyre, asambletë e tyre të lejohen, në këtë raste jo. Sigurisht që në raste të tilla, e them me plot gojë, në kushte të tilla, për të na penguar, për të adresuar qeveritarët tanë, bazuar mbi Kushtetutë ne e kemi vazhduar protestën, organizatori jam unë.

Ishte veprim emocional, padyshim, në kushte normale nuk duhet ta kisha bërë. Po ju them në emër të shqiptarëve të Çamërisë, nga mënyra si po sillet, shishja e ujit ishte gjëja më e paktë", përfundoi Idrizi.
Shtuar më 20/10/2020, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori