Ministrja e Integrimit
Europian, Klajda
Gjosha, priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin
Europian, Christian Danielsson. Ky takim vjen vetëm pak ditë pas publikimit të Raportit vjetor nga Komisioni, ku Shqipëria mori rekomandimin
pozitiv për çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Pas takimit u mbajt edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
“Puna jonë duhet të jetë akoma dhe më intensive, për të lexuar siç duhet çdo rresht të raportit, duke adresuar të gjitha rekomandimet e bëra nga partnerët tanë dhe duke dëshmuar për një gatishmëri ndër-institucionale maksimale”, tha
ministrja Gjosha gjatë konferencës.
Ministrja theksoi se rekomandimi
pozitiv i dhënë nga Komisioni duhet të na bëjë të gjithëve më të përgjegjshëm për vazhdimësinë e punës lidhur me reformën në drejtësi, veçanërisht për fillimin e zbatimit të ligjit për vlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve si më kryesori për çeljen e negociatave me Bashkimin
Europian. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2016,
ora 12:55