Policia zbardh vrasjen e 21-vjeçarit në Gjilan, si është gjendja e të plagosurit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 21-vjeçarit, Egzon Rafuna, në Gjilan. Sipas policisë, shkak i vrasjes është bërë mosmarrëveshja me 6 personave. Në vendin e ngjarjen, efektivët kanë gjetur dhe kanë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë dhe 7 gëzhoja.

“Gjilan, 08.11.2021-20:40. Pas një mosmarrëveshje, gjashtë ( 6) të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit. Si pasoj e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi kurse tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkohë, sa i takon gjendjes së të plagosurit Valdrin Halimi, mësohet se ka dy plagë me armë zjarri në zonën e veshkave, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar./albeu.com


Shtuar 9.11.2021 09:34