Gjosha: Thellim bashkëpunimit me Gjermaninë, partner për integrimin e vendit
Pëlqej
Çuarja përpara e reformave kanë qënë në fokus të diskutimeve të mbajtur nga ministrja Gjosha me ministrin gjerman Peter Friedrich. Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, gjatë një takimi me Ministrin e Çështjeve Evropiane te Rajonit Baden-Ëurttemberg të Gjermanisë, Peter Friedrich, nënvizoi se qeveria është e angazhuar për të çuar përpara reformat.

Gjatë fjalës së saj, Gjosha falenderoi Friedrich, për mbështetjen e dhënë nga Gjermania, sidomos në marrjen e statusit të vendit kandidat, i cili ishte një moment historik për vendin. Ministrja informoi për procesin e integrimit të Shqipërisë, duke theksuar se qeveria është e angazhuar maksimalisht të çojë përpara reformat dhe të përmbushë standartet për të avancuar në axhendën evropiane.

“Për ne, integrimi i Shqipërisë në BE është prioritet kombëtar. Qeveria është e palëkundur në vullnetin e saj, për të çuar deri në fund reformat e nisura, sidomos ato me rëndësi madhore për të ardhmen e vendit”, u shpreh Gjosha.

Ministri Friedrich vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria, duke u ndalur në rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në fushën ekonomike. Duke u ndalur tek integrimi, ministri gjerman theksoi se pavarësisht politikës së BE-së për zgjerimin, Shqipëria duhet te përmbushë standartet e kërkuara, në mënyrë që t’i afrohet sa më shumë Bashkimit Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori