Gjosha takon Reichel: Shqipëria luftë kundër korrupsionit
Ministrja e Integrimit Evropian znj. Klajda Gjosha, priti sot në një takim Ernst Reichel, Drejtor i Drejtorisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.


Në këtë vizitë Z. Reichel shoqërohej nga z. Hellmut Hoffman, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë dhe z. Erik Tintrup, Këshilltar i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë.

Znj. Gjosha falenderoi z. Reichel për vizitën dhe i shprehu atij vlerësimin për marrëdhëniet e mira midis dy vendeve duke e konsideruar Gjermaninë si partner të fuqishëm të Shqipërinë në procesin e rëndësishëm të integrimit evropian dhe në implementimin e reformave që kërkon ky proces. Ministrja Gjosha theksoi se Ministria e Integrimit Evropian do të punojë me të gjithë Ministritë e linjës në realizimin e reformave që kërkohen për marrjen e statusit të vendit kandidat sic janë lufta kundër krimit të organizuar, kundë koprrupsionit, reforma në sistemin e drejtësise, e drejta për pronën etj.

Z. Reichel ofroi bashkëpunim të plotë nga ana e tyre duke theksuar se është mirë që dy vendet të kenë bashkëpunim të ngushtë. Ai sugjeroi që Shqipëria duhet të ndjekë eksperiencën e vendeve të tjera në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Më tej z. Reichel shprehu interesimin e tij rreth vizitës së fundit të delegacionit të lartë të qeverisë shqiptare në Bruksel.



Shtuar më 01/10/2013, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori