Ministrja e
Integrimit Europian, Klajda
Gjosha, priti sot në një takim kortezie Ambasadoren e Greqisë, znj. Eleni Sourani.
Ministrja Gjosha vlerësoi bashkëpunimin me Greqinë, veçanërisht projektet e përbashkëta të cilat kanë rezultuar të suksesshme për banorët e zonave ndërkufitare ku ato shtrihen.
Gjosha shprehu falenderimet për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë me procesin e
integrimit, duke nënvizuar se ky proces është i pakthyeshëm për vendin.
Bashkëbisedueset diskutuan për rëndësinë e reformës në drejtësi në procesin e
integrimit. Ambasadorja Sourani vlerësoi kalimin e kësaj reforme me konsensus duke e cilësuar si një hap përpara në zhvillimin e Shqipërisë.
Ministrja Gjosha nënvizoi se
Shqipëria është e angazhuar maksimalisht të ndërmarrë të gjitha reformat në mënyrë që të avancojë me axhendën evropiane.
Ministrja u shpreh se pavarësisht të gjitha krizave që ka kapërcyer Europa e Bashkuar,
Shqipëria beson te projekti evropian dhe është e vendosur t’i bashkohet BE-së me të drejta të plota. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016,
ora 15:20