Gjosha: Sequi në krah të shqiptarëve për integrimin
Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha vlerësoi sot kontributin e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, z. Ettore Sequi dhe mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në lidhje me procesin e integrimit.


“Z. Sequi ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka ndihmuar Shqipërinë, nisur edhe nga fakti që vjen nga një vend mik si Italia. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, ai ka qenë gjithmonë në krah të shqiptare, lidhur me axhendën e integrimit”, u shpreh Ministrja Gjosha gjatë një takimi, me rastin e lënies së detyrës së tij në Shqipëri.

Z. Sequi theksoi se puna në vendin tonë ka qenë një nder i madh për të duke nënvizuar se Shqipëria po ecën me ritme mjaft të mira në rrugëtimin e saj në BE. Ai inkurajoi Ministren për të vijuar punën e saj, si pjesë e qeverisë e cila është angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet e saj. Ambasadori i BE-së, theksoi gjithashtu se edhe në pozicionin e ri do të vijojë të punojë për Shqipërinë. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori