Gjosha në Mbretërinë e Bashkuar, takime me zyrtarë të lartë
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj vizite, Gjosha do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë anglezë.

Në axhendë, është planifikuar takimi me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane, David Lidington. Gjithashtu, Ministrja Gjosha do të zhvillojë një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet e Drejtësisë dhe të Drejtave Civile, Simon Hughes.

Ministren do ta presë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit dhe Grupit të Politikave Ndërkombëtare, Mike Anderson. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2014, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori