Gjosha-Jeziorskit: Integrimi, prioritet i qeverisë
Pëlqej
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Polonisë në Tiranë Marek Jeziorski.
Ministrja Gjosha e falenderoi Ambasadorin për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë për Integrimin në Bashkimin Evropian si dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe. Ministrja vlerësoi se shkëmbimi i eksperiencës mes dy vendeve do të jetë inkurajues për Shqipërinë, kjo dhe për faktin se Polonia ka kaluar nëpër të njëjtin proces.


Ministrja Gjosha theksoi se integrimi i vendit është një nga prioritetet kryesore të kësaj qeverie prandaj axhenda e integrimit është dhe do të jetë mjaft e ngjeshur.
Ambassadori Jeziorski, e uroi Ministren Gjosha për detyrën e re, si dhe per suksese të mëtejshme të Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian. Në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve, Ambasadori e informoi Ministren Gjosha lidhur me vizitën e ardhshme të Zv/Ministrit të Jashtëm të Polonisë në muajin nëntor në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori