Gjosha: Integrimi, kosto për buxhetin dhe jetën politike
Pëlqej
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha u shpreh sot se procesi i integrimit ka kosto jo vetëm në buxhetin e shtetit por edhe në jetën politike të vendit.

“Procesi i integrimit ka edhe kosto, jo vetëm në buxhetin e shtetit. Procesi ka kosto dhe në jetën politike të vendit.” u shpreh Gjosha gjatë prezantimit të studimit lidhur me koston e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ndërsa ambasadori i BE-së në vendin tonë Clive Rumbol u shpreh se integrimi i një vendi në Bashkimin Europian, bën që së bashku të gjitha vendet të kenë përfitime më të mëdha se kostot, ndërsa shtoi se për të arritur stabilitetin ekonomik e politik duhet shumë punë.

“Ka pasur shumë krizë në BE, por zgjerimi me shtete të tjera në BE ka sjellë që vendet të zhvillohen së bashku ekonomikisht dhe politikisht.Kanë fuqi më të mëdha ekonomike, transformohen shoqëritë, bëhen më të paqme. Shtetet së bashku kanë përfitime shumë më të mëdha se kostot. Integrimi europian nuk është një rrugë e shkurtër për stabilitetin ekonomik dhe politik, duhet shumë punë. Për shembull vlerat europiane kanë transferuar marrdhëniet Kosovë- Serbi. Shqipëria duhet të punojë shumë drejt procesit për tu bërë anëtare me të drejta të plota në BE, pasi stabiliteti ekonomik dhe politik pa BE është një rrugë e vetme pa dalje. Pa një plan nuk mund të ecë një vend vetëm. Kostot do jenë shumë më të mëdha nëse Shqipëria nuk bën hapa të matshëm dhe të rëndësishëm për BE.” tha Rumbold
Shtuar më 26/09/2014, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori