Gjoni përballet me Manastirliun për vaksinën: Do mbani përgjegjësi për çfarë do i fusni në gjak shqiptarëve
Debat të fortë në Kuvend, sot ka pasur edhe deputeti i opozitës, Ralf Gjoni i cili është përplasur me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pasi hodhi akuza dhe ngriti dyshime për vaksinën anti Covid.

Sipas Gjonit, “Aleanca Gavi po mundohet të ngrejë 2 miliardë dollarë për të blerë doza vaksine, që ende nuk ekziston, që nuk ka asnjë garanci që do të ketë efikasitet në trupat tanë kundër Covid-19”.

“Covax është një inisiativë e Bill Gates e nëse ju doni të merrni pjesë në PPP-ra e OJQ të Bill Gates që ka 100 miliardë dollarë e doni ti jepni 3 mln dollarë shkoni bëjeni zonja ministre por nuk keni nevojë që të transferoni përgjegjësinë e kësaj marrëveshje të dyshimtë te parlamenti duke e sjellë këtu për ratifikim.
Jepini lekët por mos gënjeni shqiptarët e mbani përgjegjësi për cfarë do i fusni në gjak shqiptarëve”, tha Gjoni.

Në replikën e saj, ministrja Manastirliu tha se marrëveshja që parlamenti do të miratojë sot garanton që kur vaksina e sigurt dhe efektive të jetë pranuar, Shqipëria do të ketë akses.

“BE po e financon Covax për vaksinën. Informohuni mirë, para se të dezinformoni. Informohuni, se sikur kreu i OBSH e thotë, pandemia ka sjellë lodhje dhe duhet të jemi të qartë për të mos krijuar frikë te njerëzit. Asgjë nuk do të vijë pa u certifikuar në vendin tonë. Dhe nuk jemi vendi i botës së tretë, sic theksove. Është e turpshme kjo që thoni. Mos konspironi, punoni në të mirë të njerëzve. Qeveria ka marrë masat që jo vetëm përmes Covax, por edhe përmes shteteve të BE, të ketë kanale komunikimi, që të mundemi të kemi negociata për marrjen e vaksinës. Përpjekjet po bëhen shumëdimensionale. Ju ftoj të informoheni më shumë, në mënyrë që të mos iu fusni njerëzve në kokë cipa”.

Shtuar më 29/10/2020, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori