Gjoni: Me 22 korrik do te miratohet fshehurazi ligji i SHISH-it
Albeu.com
Opozita denoncon futjen në kalendarin e punimeve të Kuvendit ligjin për SHISH. Anëtari socialist i komisionit të sigurisë Ilir Gjoni deklaron se në kalendar është parashikuar votimi i këtij projekt ligji në datën 22 korrik duke rrezikuar ...... marrëdhëniet me vendet anëtare të NATO-s dhe SHBA të cilat e kanë kontestuar këtë draft ligjor.

Nga ana saj maxhoranca deklaron se nuk do ta votojë këtë projekt ligj gjatë këtij sesioni parlamentar. Qeveria u tërhoq nga miratimi i projekt ligjit për SHISH në muajin mars pas kritikave të forta që SHBA-ja por edhe kreu i NATO-s pati ndaj këtij drafti, ndërkohë që një tjetër ligj pritet të hartohet për kontrollin e parlamentit mbi shërbimet sekrete, ligj për të cilin do të japë asistencë edhe OSBE.
Shtuar më 15/07/2010, ora 16:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori