Gjoni: Javës që vjen nis reforma parlamentare
Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Gjoni në një deklaratë bëri të ditur se javën tjetër do të nisë reforma parlamentare. Gjoni theksoi se është rënë dakort për këtë dhe me mazhorancën dhe se reforma do të nisë që nga ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.

Deputeti socialist është shprehur se për reformën parlamentare do të merren si referencë dhe rekomandimet e Këshillit Europian. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori