Gjonaj: Institucionet e reja të Vetingut janë gati të fillojnë punën që sot
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj sot në një dalje publike u shpreh se nga sot Institucionet e reja të Vetingut janë gati të fillojnë punën.

"Me përcaktimin e strukturës, pagave dhe godinës, këto institucione sot janë gati dhe tani mbetet të tregohet nga ana e tyre vullneti për fillimin e këtij procesi. Këshillimi i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për pagesën e shtesë të anëtarëve të komisioneve të vlerësimit. Shumën shtesë të masës 20% të pagesës së përcaktuar me ligj.

Qeveria tregon me këtë vendim angazhimin serioz për këtë reformë. Institucionet e reja janë gati të fillojnë nga procesi që sot. Qeveria është e angazhuar që procesi të nisë sa më parë. Mezi pritet edhe nga qytetarët që të japë rezultatet e para.Tani mbetet të drejtohet nga vetë organet e vettingut vullneti dhe angazhimi për këtë proces", tha Gjonaj ne nje dale per mediat nga Kryeministria. /albeu.com/


Shtuar më 09/10/2017, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori