Kurti refuzon ta takojë, Rama nga Shkupi: Mos ta harrojë Kanunin, as hasmit nuk i mbyllet dera

Edi Edi Rama konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Kryeministri, Edi Rama, u pyet sot në Shkup për faktin që Kurti refuzoi ta takojë në Kosovë sot, nëse nuk zhvillohet mbledhja e përbashkët e anuluar e dy qeverive, e planifikuar më 14 qershor në Gjakove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Në lidhje me këtë Rama tha se shpreson që Kurti nuk e ka harruar kanunin, që edhe hasmi kur të vjen në shtëpi i hapet dera.

Edi Rama:Ta trajtojmë mes shqiptarëve. Kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruara kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama njoftoi sot nëpërmjet një postimi në Twitter se qeveria shqiptare ka dorëzuar mëngjesin e sotëm në Ministrinë e Jashtme të Kosovës për të firmosur 13 marrëveshjet e mbledhjes së përbashkët mes 2 qeverive.

Pas këtij hapi, Rama pret që Kurti të konfirmojë takimin me të, pasi Rama do të shkojë sot në Prishtinë në kuadër të turit të dij dy ditor në Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Kurti, përmes një deklarate në media, u shpreh se nuk do të zhvillojë takim me Ramën pa u zhvilluar mbledhja mes dy qeverive, e cila ishte planifikuar më 14 qershor, por u anlua nga kryeministri shqiptar për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.

Mbetet për t’u parë nëse Kurti do të mjaftohet me 13 marrëveshjet e firmosura nga qeveria shqiptare, apo do të refuzojë sërish takimin me Ramën deri në një mbledhje mes dy qeverive./albeu.com/