Moska: Dërgesa e municioneve të uraniumit të varfëruar nga SHBA në Kiev është një “akt kriminal”

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha sot se furnizimi i SHBA me municione të uraniumit të varfëruar në Ukrainë është një “akt kriminal”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

Ryabkov shtoi se Rusia ka ende kontakte me SHBA-në për çështje humanitare, por nuk bashkëpunon me Uashingtonin për çështjet kryesore.

“Nuk ka dialog atje,” tha zëvendësministri rus, sipas agjencisë së lajmeve TASS.
Qeveria amerikane do të furnizojë ushtrinë ukrainase me municione të uraniumit të varfëruar si pjesë e ndihmës së re ushtarake që ajo njoftoi të mërkurën, në vlerë totale prej 1 miliard dollarësh, e cila thotë se do t’i japë “vrull të ri” kundërofensivës së Ukrainës për të rimarrë territorin ukrainas që kontrollohet nga Rusia.

Ndihma u njoftua në Kiev nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken gjatë vizitës së tij të papritur në kryeqytetin ukrainas.

Ambasada ruse në SHBA e denoncoi dje njoftimin e Uashingtonit, duke e quajtur këtë lloj ndihme “një shenjë të qartë çnjerëzore”.

“Vendimi i qeverisë amerikane për të dërguar municione me uranium të varfëruar në Kiev është një shenjë e qartë çnjerëzore ”, shkroi ai në Telegram, duke theksuar rrezikun e krijimit të “reve radioaktive lëvizëse” nga shpërthimet e këtyre armëve.

Këto municione janë të afta të depërtojnë në armaturën e tankeve , por konsiderohen të diskutueshme për shkak të rreziqeve toksike për ushtrinë dhe civilët.

“SHBA-ja po transporton qëllimisht armë që kanë efekte pa dallim,” u ankua ambasada ruse.

Sipas saj, Uashingtoni “refuzon të pranojë dështimin e të ashtuquajturit kundërsulm të forcave të armatosura ukrainase” dhe është gati të “fshijë brezat e ardhshëm”./Albeu.com/


Shtuar 7.09.2023 12:39