Skandaloze! Dolën në rrugë të infektuar me COVID-19, gjobiten 4 të rinj me 7 milion lekë
Inspektorati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër ka gjobitur me 700 mijë lekë të rinj 4 persona për thyerje të karantinës.

Po ashtu bëhet e ditur se janë mbyllur pjesërisht edhe tre fasoneri. Bëhet fjalë për një fasoneriGjirokastër dhe dy në Përmet.

Po ashtu është kryer inspektim në spitalin rajonal “Omer Nishani” ku është lënë detyrë dezinfektimi i ambienteve dhe izolimi i detyruar për 7 persona pozitivë, 4 infermiere dhe 3 sanitare.

Gjithashtu është njoftuar mbyllja e pjeshme e Drejtorisë së Tatimeve, pasi 7 punonjës administrate rezultuan pozitiv.

Nuk dihet ende derisa kohë do rrijë e mbyllur, por pritet një njoftim i dytë.

Pas përhapjes së shpejtë të virusit COVID në Gjirokastër, ISHSH në bashkëpunim me policinë e shtetit ka përforcuar kontrollet dhe masat parandaluese.
Shtuar më 21/11/2020, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori