Gjobiten 9 zyrtarë, nuk dorëzuan deklaratën e interesave private
Pëlqej
Nente zyrtare janë gjobitur nga ILDKP pasi ata nuk kanë dorëzuar në afat deklaratat e interesave personale. Gjatë këtyre ditëve, ILDKP pas rakordimit të punës për dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, vijon të konstatojë zyrtarë të niveleve të ndryshme drejtuese, të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk dorëzojnë në afat deklaratën e interesave private.

Ja jush janë subjektet që morën masën administrative “gjobë”:

-Haneme Mata, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr.1, Tiranë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për mos dorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

-Arben Sinoimeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr.4, Tiranë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për mos dorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

-Enis Hoxha, me detyrë Këshilltar pranë Kuvendit të Shqipërisë, për mos dorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

-Spiro Cura, me detyrë Këshilltar pranë Kuvendit të Shqipërisë, për mos dorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

-Eva Kushova (Xhuli), me detyrë Këshilltar pranë Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për mos dorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

-Manjola Gjoni, me detyrë Drejtor i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për mos dorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

-Mario Kalus, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Vlorë, Ministria e Mjedisit, për mos dorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

-Arsen Selimi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Korçë, Ministria e Mjedisit, për mos dorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

-Gjergji Mërkuri, me detyrë Kryeinspektor i Degës Rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Vlorë, Ministria e Mjedisit, për mos dorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës”-citohet në njoftimin e ILDKP-së. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori