Gjobiten 17 "Call Center"
Zyra e Komisionerit për të Dhënat Personale ka gjobitur 17 “call center”. Mësohet se Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka ushtruar kontrolle për të verifikuar zbatimin e ligjit.

Në fund të saj, masa ndëshkuese janë marrë për 17 “call center”. Duke i'u referuar burimeve zyrtare të Zyrës së Komisionerit, janë identifikuar 278 subjekte që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në teritorin e Shqipërisë, subjekte që kanë të deklaruar në objektin e veprimtarisë së tyre edhe aktivitet në fushën e “call center”.

Gjatë periudhës mars-prill 2015, Zyra e Komisionerit ka realizuar hetime administrative në disa kompani të këtij sektori, që janë kontrollues të dhënash personale. Si përfundim, është verifikuar shkelja e detyrimit ligjor për të njoftuar Zyrën e Komisionerit në lidhje me përpunimin e të dhënave personale. /albeu.com/


Shtuar më 13/05/2015, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori