Gjykata e Krimeve tė Rėnda ka vendosur 20 muaj
burg e 400 mijė lek gjobė pėr kėngėtarin Arkimed Lushajn i njohur me emrin Stresi pasi u deklarua fajtor pėr gjobėvėnie ndaj regjisorit Leonard
Bombaj nė korrik tė vitit 2010.
Burg ka vendosur kjo gyjkatė edhe pėr katėr bashkėpunėtorėt e Stresit, mes tyre edhe e mitura A. Xhaxhaj. Xhaxhaj u dėnua me 8 muaj
burg dhe 400 mijė lekė gjobė. Megjithatė nė fund gjykata vendosi pėr tė 18 muaj provė, duke mos e lėnė nė
burg.
Gjithēka nisi para disa kohėsh, kur regjisori
Bombaj vendosi tė pėrjashtojė vajzėn e mitur nga njė qendėr artistike qė drejtohet prej tij. Pas kėsaj, vajza shkoi dhe bėri njė kallėzim nė polici, duke thėnė se ishte dhunuar seksualisht nga
Bombaj. Ndaj kėtij tė fundit nisėn presionet dhe shantazhet. Stresi me miqtė e tij e kishin kėrcėnuar me jetė Bombajn. Ata i kėrkonin 20 mijė euro qė tė mos bėhej publik skandali i tij me vajzėn. Pas kėsaj, regjisori bėri njė padi. Pas hetimesh tė gjata, u provua se vajza e kishte trilluar historinė pėr tė vėnė nėn presion Bombajn, bashkė me miqtė e saj. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2012,
ora 10:39