Gjobë për të gjithë ata që do të përdorin qeset plastike pas 1 qershorit 2020
Duke filluar nga datat 1 qershor 2020">2020, çdo person që hedh në treg, prodhon apo fut në Shqipëri qese plastike do të dënohet me gjobë nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.

Ndërsa përdoruesit pritet të gjobiten nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë.

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendime në ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e madhe edhe përdoruesit e qeseve plastike.

Projektligji synon nxjerrjen që subjektet që merren me prodhimin dhe tregtimin e qeseve plastike në vendin tonë të ndalojnë aktivitetin e tyre para shkurtit të vitit të ardhshëm, duke lënë një afat 4-mujor deri në zbatimin e ligjit për gjobitjen e këtyre subjekteve.


Shtuar më 23/10/2019, ora 08:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori