Akuzohet për thirrje terroriste, Bledar Zeneli dënohet me burgim

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite burg Bledar Zenelin, i akuzuar për terrorizëm, për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje me 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.

Zeneli u arrestua pas një hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.


Shtuar 21.07.2023 11:09