Aksident i rëndë në Qafë Buall-Krastë, plagosen 4 minatorë

Katër minatorë kanë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Qaf Buall-Krastë.

Mësohet se minatorët ishin nisur për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit, kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga.

Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Burime nga spitali thanë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Bulqizë/informacion paraprak

Në vendin e quajtur kthesa e Krastës, shtetasi S.Ç., duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë lënduar shtetasit që ishin në këtë automjet, konkretisht A.T., 58 vjeç, P.Sh., 73 vjeç, A.Gj., 49 vjeç dhe S.K., 62 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Albeu.com 


Shtuar 7.09.2023 10:33