Real Madrid dëshiron t’i bëjë një “dhuratë” Tottenham-it

Real Madrid po mendon t’i bëjë një dhuratë ekipit anglez të Tottenham-it.

“Los Blancos” i kanë ofruar klubit të drejtuar nga Conte, mesfushorin e tyre Isco. Kontrata e mesfushorit spanjoll skadon në qershor dhe Reali po mendon ta shesë për një shifër të konsiderueshme dhe modeste. Dëshira e spanjollëve është ta largojnë tani Iscon pasi në qershor do ta humbisnin me parametra zero.

Sipas “Daily Mirror”, Isco do të marrë së shpejti një vendim për të ardhmen e tij ku gjithashtu edhe Tottenham do të mendojë transferimin e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.01.2022 14:35