Meta nxjerr videon: Shqiponjat kthehen në fole për 2 Marsin (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook videon e disa shqiptarëve që kanë vendosur që në 2 mars ti bashkohen thirrjes së tij, për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Shqiponjat nga SHBA filluan të kthehen!

Qindra të tjerë po vijnë për 2 marsin!

Shqiponjat kthehen në folenë e tyre!

Mirësevinë për t’u bashkuar më 2 mars me Pranverën Kuqezi!” shkruan Presidenti.


Shtuar 29.02.2020 19:03