Gjobat e automjetit mund te shihen
online nė faqen zyrtare tė Policisė sė
Shtetit nė internet. Drejtoria e Qarkullimit Rrugor, e mbėshtetur nga ICITAP, pas ankesave tė shumta pėr gjoba tė vendosura pa dijeninė e qytetarėve ka
vendosur publikimin e masave administrative.
Policia eshte kujdesur qe te ruaje edhe te dhenat personale, duke
vendosur ne kerkimin e gjobave, jo vetem targen e makines, por edhe numrin e shasise se sa.
"Gjithashtu Policia e
Shtetit, pėr ti ardhur nė ndihmė qytetarėve, ka bėrė tė mundur verifikimin
online tė kundravajtjeve
rrugore tė kryera gjatė pėrdorimit tė mjetit, tė cilat janė akoma tė palikujduara. Tė gjithė tė interesuarit mund tė klikojnė tek faqja e Policisė sė
Shtetit nė internet, ku nė rubrikėn Shėrbime pėr qytetarėt ėshtė
vendosur linku Kontroll pėr kundravajtjet
rrugore. Duke klikuar nė kėtė link, qytetari lidhet automatikisht me sistemin elektronik tė administrimit tė kundravajtjeve
rrugore e-gjoba tė Policisė sė
Shtetit dhe bėn tė mundur verifikimin e detyrimeve tė pashlyera qė qytetari ka nė tė gjithė Shqipėrinė", tha zėdhėnėsja Klejda Plangarica.
Zedhenesja e Drejtorisė sė Policisė ka bere publik edhe masat e marra ne prag te sezonit turistik. Raportet per shkeljet administrative ndaj shtetasve te huaj do t'i dergohen perfaqesive diplomatike, ndersa per ata te Kosoves, Drejtorise se Pėrgjithshme te Sherbimit Policor ne Kosove. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2012,
ora 18:07