Gjoba për pasurinë, Prifti padit ILDKP-në
Pëlqej
Ish-Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Dritan Prifti me anë të një padie në gjykatën e Tiranës, kërkon anulimin e gjobës prej 300 mijë lekë të reja, të vendosur ndaj tij me akuzën e konfliktit të interesit në emërimet që ka bërë në dikasterin e drejtuar prej tij.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, pasi verifikoi pretendimet e ngritura në media mbi pasurinë e ish-ministrit dhe emërimin e administratorit të kompanisë Fortis në administratën e Ministrisë, vendosi gjobitjen e tij me tre milionë lekë.

Në padinë e Priftit thuhet se ai kishte hequr dorë nga pronësia në kompaninë Fortis e cila administrohej nga bashkëshortja e tij. Prifti i ka kërkuar gjykatës anulimin e gjobës së vënë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ndaj tij.

Më herët, Prifti e ka konsideruar të dyshimtë, tendencioz dhe politik, raport-kontrollin e Inspektoriatit.
Shtuar më 20/11/2010, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori