GJND sot jep mendimin
Albeu.com
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të bëjë publik sot mendimin e saj këshilldhënës për pavarësinë e Kosovës. Procesi është organizuar me kërkesë të Serbisë.Argumentet e tyre me shkrim pro dhe kundër pavarësisë i kanë paraqitur 36 vende, ndërsa në seancën e hapur dëgjimore e cila u mbajt në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kanë argumentuar Kosova, Serbia dhe 27 vende të tjera. 14 u deklaruan pro pavarësisë, 12 ishin kundër, ndërsa Burundi nuk u deklarua. Kosovën deri më sot e kanë njohur 69 vende. Qeveria e Kosovës shpreson se 15 gjykatësit e GJND-së do të konstatojnë se shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ndërkohë që Serbia shpreson të kundërtën. Beogradi kërkon negociata të reja për statusin e Kosovës, ndërsa Prishtina është e gatshme vetëm për negociata rreth çështjeve teknike. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi së fundi në Parlament se pas mendimit këshilldhënës do të fillojë një fazë e re për Kosovën: faza e konsolidimit dhe forcimit të institucioneve si dhe e integrimeve të Kosovës në NATO, Bashkimin Evropian dhe në Kombet e Bashkuara. (dw/albeu)
Shtuar më 22/07/2010, ora 09:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori