GJND: Pavaresia eshte ne rregull
Albeu.com
Më në fund, GJND-ja ka shpallur verdiktin e saj në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjykatësi Owada deklaroi se me 10 vota pro dhe 4 kundër është vendosur se "shpallja e pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt të vitit 2008 nuk ka shkelur asnjë nga aktet ndërkombëtare".Presidenti i GJND-së Hisashi Owada ka theksuar se pyetja e bërë nga Këshilli i Sigurimit ka karakterin politik dhe se gjykata ka të drejtë që të refuzojë edhe dhënien e opinionit këshilldhënës për pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij pyetja e cila i parashtrohet gjykatës është se nëse shpallja e pavarësisë është në përputhje me aktet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe për këtë çështje gjykata do t'i kthehet rezoluts 1244 dhe nëse ka ndikim në shpalljen e pavarësië.
"Gjykata konsideron se e drejta e shteteve për t'u shpallur të pavaruar nuk është e ndaluar nga aktet ndërkombëtare dhe s'ka ndonjë ligj i cili të ndalojë të drejtën e pavarësisë për popujt të cilët ndodhen në territoret që janë dominuar nga shtete të tjera" theksoi Owada.

Më tej Owada theksoi se "Shpallja e pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt të vitit 2008 nuk ka shkelur aktet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut".

Vendimi për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është marrur me 9 vota pro, 4 kundër dhe një ka abstenuar.

Gjithashtu, GJND ka vendosur me 10 vota pro dhe 4 kundër se edhe deklarata e pavarësisë nuk është në kundërshtim me asnjë dokument të OKB-së, të së drejtës ndërkombëtare, as me rezolutën 1244, e as kornizën kushtetuese të UNMIK-ut.

Ndërkohë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës po bën xhiron e botës, duke u shëndërruar në lajmin e ditës. Qindra agjenci ndërkombëtare lajmesh, mes tyre dhe më të njohurat në botë kanë pasqyruar vendimin e GJND që e konsideroi të ligjshëm vendimin e 17 shkurtit 2008.

15:40 - Ka filluar seanca e Gjykates Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe pas pak castesh pritet shpallja e verdiktit të këtij institucioni. Zëdhënësi i Gjykatës ka filluar të lexojë detajet dhe në çdo moment pritet shpallja e vendimit përfundimtar.

Në këto momente po lexohen të dhënat mbi nisjen e këtij procesi dhe pritet që të jepet më pas edhe qëndrimi i GJND-së. Ekspertet ligjorë thonë se qëndrimi nuk do të jetë tërësisht i qartë dhe do t'u lihet Prishtinës dhe Beogradit që të bëjnë interpretimin e tyre.

Sipas të dhënave të deritanishme, mësohet se qëndrimi do të jetë i një formë të ndërmjetme, duke mos dhënë një opinion të drejtpërdrejt në favor të njërës apo tjetrës palë dhe më shumë hapësira për interpretim.

Në seancën e sotme në Hagë është i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni dhe homologu i tij serb Vuk Jeremiç. Ky i fundit ka deklaruar në prag të vendimit të sotëm se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë. Jeremiç ka theksuar se Beogradi do ta çojë çështjen në vjeshtën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.


Si filloi ky proces?

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Kërkesa lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, u dërgua në Gjykatë përmes Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila me shumicë votash mbështeti kërkesën e Serbisë.

Opinioni i GJND-së nuk është i detyrueshëm, ka vetëm fuqi këshilluese, por ekspertët besojnë se mund të ndikojë në masë të konsiderueshme në rajon dhe në situata të ngjashme në botë.

Dhjetorin e kaluar Gjykata dëgjoi argumentat e përfaqësuesve të rreth 30 shteteve. Vende si Kina, Rusia e Spanja e kundërshtuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës edhe para GJND-së. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara ishin në krye të vendeve që mbështetën pavarësinë e Kosovës. Një numër vendesh të Bashkimit Evropian, por dhe vende si Kroacia e Sllovenia, të dala nga shpërbërja e ish Jugosllavisë mbështetën shtetin e Kosovës para drejtësisë ndërkombëtare. (albeu.com)
Shtuar më 22/07/2010, ora 15:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori