Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe
Krimit të
Organizuar i ka kërkuar
ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj që të ndryshojë disa nene të aktit normativ të Operacioni Forca e Ligjit për sekuestrimin e pasurive.
Gjyqtarët e GJKKO-së, i kërkojnë
ministres që të gjykojnë masa sekuestro apo konfiskimesh të pasurisë të
personave të dënuar të dyshuar të përfituar në kuadër të
krimit të
organizuar.
Gjyqtarët evidentojnë se shumica e kërkesave që kanë mbërritur në gjykatë për sekuestrim pasurie janë të
personave të dënuar për vepra penale të zakonshme dhe kanë dalë në përfundim se ato janë jashtë juridiksionit të GJKKO-së dhe SPAK-ut.
Kujtojmë se disa ditë më parë GJKKO dënoi personin e parë për korrupsion. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe
Krimit të
Organizuar dënoi me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin, i akuzuar për “korrupsion aktiv i
personave që ushtrojnë detyrë publike”
Shtuar më 27/11/2020,
ora 13:16