Gjithmonë një hap para, Rama i bën qejfin Metës ditën e pavarësisë
Në fund të ditës për kremtimet e 28 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një foto dite e cila flet shumë.

Rama ka postuar në Facebook një foto nga dita e sotme ku shihet kreu i shtetit, Ilir Meta, kryeministri Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeparlamentari Gramoz Ruçi si dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli teksa ecin në tapetin e kuq në sheshin e Flamurit në Vlorë.

Ajo që bie më shumë në sy është fakti që presidenti Meta, “ish-rivali” është një hap para dhe duket shumë I buzëqeshur.

Ndërkohë gjatë fjalimeve, mes Ramës e Metës janë shkëmbyer batuta, si për të treguar që situata mes tyre është “ngrohur sërish”. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2017, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori