Gjithcka fillon dhe mbaron me zgjidhjen e ceshtjes se emrit
Pëlqej
Albeu.com
Më vjen keq të them këtë por përderisa kjo çështje nuk zgjidhet, ju nuk mund të bëni asnjë progres, për integrimet në NATO, theksoi ambasadori Stefan Fule.Kështu është shprehur ambasadori i Çekisë në NATO Stefan Fule. Ai ka përkujtuar opinionin vendas se ne Bukuresht Greqia nuk kishte përdorur formalisht të drejtën e saj për veto.
"Përderisa shkruani diçka për "veton" të jeni të vetëdijshëm se ajo nuk është në përputhshmëri me atë se çka në të vërtetë ka ndodhur në Bukuresht", tha Stefan Fule – ambasador i Çekisë në NATO.
Nga ana tjetër Ismet Ramadani nga Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë bëri thirrje autoriteteve të vendit të jenë më të përqendruar në procesin e bisedimeve rreth emrit me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të përbashkët me Greqinë.
"Unë mendoj se duhet të ulet topi respektivisht duhet kooperimi dhe bisedimet të shkojnë në nivel të bashkëpunimit dhe të sinqeritetit për të gjetur zgjidhje", u shpreh Ismet Ramadani, nënkryetar i këshillit Euroatlantik të Maqedonisë.
Ministri i Mbrojtjes Konjanovki edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin zyrtar të Maqedonisë se ajo mbetet e përkushtuar për të punuar drejtë anëtarësimit në NATO edhe krahas zhgënjimit që ka përjetuar vendi në Samitin e Bukureshtit.
"Përfitimet e Maqedonisë nga anëtarësimi në NATO janë sigurimi i stabilitetit ndërkombëtar që do të mundësojë prosperitet dhe zhvillim ekonomik, ndërsa përfitimi i NATO-s nga anëtarësimi i Maqedonisë do të thotë zgjerimi i zonës së sigurisë nëpërmjet anëtarësimit të vendit që gjeneron siguri, lider në bashkëpunimin rajonal", deklaroi Zoran Konjanovski, ministër i mbrojtjes i Maqedonisë.
Këto komente diskutuesit i bënë në konferencën me temë "Vlera të përbashkëta, përgjegjësi të ndara" të organizuar nga këshilli Euroatlantik i Maqedonisë dhe Asociacioni çek për bashkëpunim euroatlantik-Jagello.

Shkëlzen Aqifi, ALSAT-M
Shtuar më 22/11/2008, ora 02:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori