Aksident në Gjirokastër, 23 vjeçari godet makinën ndersa 51 vjeçari vetë-aksidentohet

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi ka goditur dhe dëmtuar një automjet, teksa lëvizte pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu edhe një 51 vjeçar ka është vënë në ndjekje penale pasi është aksidentuar me mjetin e tij që e kishte pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 23 vjeç, banues në Libohovë, pasi në vendin e quajtur “Qëndër” në Libohovë, duke drejtuar një motomjet pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi, ka goditur dhe dëmtuar një automjet.

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Jorgucat, pasi në hyrjen e fshatit Jorgucat, duke drejtuar motomjetin tip Yamaha, pa targa dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/


Shtuar 23.10.2021 09:01