Gjendet i vdekur një 27-vjeçar në Gjirokastër, dyshohet për vetëvrasje
Policia e Gjirokastrës ka gjetur kufomën e një 27-vjeçari në orët e para të mëngjesit. Trupi u gjet mes fshatrave mes Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Nga të dhënat e para dyshohet se i riu ka vrarë veten, raporton Albeu.com.

Sipas policisë, i ndjeri quhet F.Kanushi.

Mësohet se policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, të cilat çuan në vdekjen e të riut./Albeu.com/
Shtuar më 16/11/2016, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori