Një 55 vjeçar është gjetur i vdekur në
banesën e tij në
Gjirokastër, ndërsa dyshohet se është asfiksuar.
Policia e Gjirokastrës bën me dije se në gjendje të rëndë është gjetur dhe djali i tij, raporton Portali "Albeu".
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kakoz, ku u
gjet i vdekur në
banesën e tij 55 vjeçari Panajot Lasko.
Burimet policore bëjnë të ditur se janë njoftuar rreth orës 09:40 për ngjarjen, ku P.L, 55 vjeç është gjetur i vdekur, ndërsa babai i tij, A.L, 75 vjeç u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.
Dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi nga gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plote të shkaqeve. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017,
ora 10:51