Gjirokastër, restaurohen 10 shtëpi të shek XVIII
Çatitë karakteristike të 10 shtëpive të shekullit të 18-të në Gjirokastër do ti nënshtrohen rikonstruksionit falë një projekti të Bashkimit Europian.Në listën e dhjetë shtëpive monument kulture janë ajo e Kërcullave dhe shtëpia e madhe e Kurtajve. Kjo është hera e parë që Gjirokastra, pas dhjetë vjetësh pjesë e UNESKO-s, bëhet pjesë e projekteve restauruese.

Njëra prej shtëpive që do të restaurohet, ndërhyrjen e fundit në çati e ka patur 40 vjet më parë. Për shkak të sipërfaqes së madhe prej 310 metrash katrore i zoti i saj e ka patur të pamundur ta rindërtojë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori