Gjirokastër, përplasen fugonat, plagosen pasagjerët
Një aksidenti i rëndë është shënuar në aksin rrugor Gjirokastër- Sarandë në vendin e quajtur MInisera e Kripës, pasi dy furgona linje janë përplasur me njeri-tjerin.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pasagjerët e automjetëve, të cilëve u është dhënë ndihma e parë ndërkohë mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake mësohet se furgoni me targa AA 5417 CH, i linjës Gjirokastër–Sarandë është përplasur nga një mjet tjetër tip furgon që udhtëtonte nga Saranda në drejtim të Fierit.

Forca të shumta policia kanë mbërritur menjehrë në vendngjarje duke mundësuar lehtësimin e qarkullimit, për shkak të radhëve të gjata të krijuara për shkak të aksidentit. Ndërkohë, që nga hetimet paraprake mësohet se shkak të jetë moti i keq dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin drejtuesit e mjeteve. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2013, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori