Reali bën detyrën ndaj Granadës, i duhen vetëm 3 pikë për të dalë kampion (VIDEO)

Reali i Madridit ja ka dalë me sukses duke fituar 1-2 në transfertë ndaj Granadës, shkruan Albeu.com.

Kanë mjaftuar 2 golat që në pjesën e parë të Mendy dhe Benzema që i dhanë suksesin skuadrës së Zidane.

Vendasit u munduan të rihapin takimin me fillimin e pjesës së dytë me golin e Machis por Los Blancos e administruan mirë lojën deri në minutat e fundit duke ruajtur avantazhin minimal.

Me këtë fitore Reali mban vendin e parë me 83 pikë 4 më shumë se Barcelona, teksa kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje për t’u zhvilluar Realit i duhet edhe një fitore për t’u shpallur zyrtarisht kampion i La Liga. /albeu.com/


Shtuar 13.07.2020 21:54