Ditë zie për futbollin kosovar, ndërron jetë ish-gjyqtari i futbollit

Është ndarë nga jeta ish-gjyqtari i futbollit kosovar, Rushit Selimi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i gjyqtarëve të FFK-së, Perparim Hasani në rrjetet sociale.

Ky është njoftimi i tij:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Gjyqtarit federativ dhe njeriut me vlera të larta njerëzore Rushit Selimit.

Ne emër timin dhe gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Rushit Seimit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Rushitin.


Shtuar 6.07.2020 08:28