OFL i dërgoi ”letrën” te dera, Gjuzi i del në mbrojtje Mustafa Licit

Deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi, denoncoi sot në Kuvend një incidentet të ndodhur në kryeqytet, ndërsa tha se Ministri i Brendshëm ka tërhequr zvarrë një grua në Tiranë.

“Nuk e prisja prej teje z. Lleshaj. Nuk të komandon dot Rama ty nuk mendoj se të komandon Rama.”, tha Gjuzi duke iu drejtuar ministrit të brendshëm i pranishëm në seancë.

Gjuzi ka akuzuar Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore se është njësoj me Këshillin Nacional Clirimtar dhe për këtë i ka sugjeruar deputetes Rudina Hajdari të mos shkojë më në atë tryezë. Gjithashtu ai mori në mbrojtje Mustafa Licin, dy djemve të të cilit OFL-ja u kërkoi dje të justifikonin pasurinë, por ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës e refuzoi.

“Janë baraz, si ai këshill që vrau qindra njerëz që s’u janë gjetur eshtrat. Rudina,mos shko më te ai këshill, ti je vajza e Azemit që në këtë foltore ka marrë plagë, mos e plagos më. U them gjithë opozitës këtu, edhe unë kam dhënë votë pro, për marrëveshje ndërkombëtare për të ardhur financat, por jo kur duan të grabisim pronën. Po se merrni pronën e Mustaf Licit ju, ne do të punojmë që pronarëve tu kthenen pronat, dëmi i shkaktuar, fitimi i munguar”– tha ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme, OFL kërkoi deklarim pasurie nga dy djemtë e Mustafait, Muhamed dhe Ibrahim Licit bashkë me Bledar dhe Gëzim Cafi.

Të katërt ata njihen si pjestar të fiseve të njohura në këtë qytet.

Muhamed Lici është i burgosur tashmë dhe pret vendimin final të gjykatës pasi disa vite më parë u kap si kreu i bandës që vendoste gjoba ndaj tregtarëve në një treg të Shkodrës, ndërsa Ibrahim Lici akuzohet nga policia për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një vit më parë në Shkodër.


Shtuar 14.05.2020 09:45