Gjirokastër, gjendet kufoma e një klandestini nga Sudani
Pëlqej
Kufoma e dekompozuar e një shtetasi nga Sudani është gjetur mëngjesin e sotëm nga një bari në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër. Viktima është identifikuar si shtetasi Abdurahman Muhamed, 40 vjeç i cili kishte hyrë klandestin në vendin tonë.

Sipas policisë 40-vjeçari sudanez ka ndërruar jetë përpara 15 ditësh ndërsa ende nuk dihen arsyet e vdekjes së tij. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori