Balluku: Lufta kibernetike, arma që po përdoret sot për të gjunjëzuar shtete

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, në një dalje për mediat së bashku me ekspertët e informatikës dhe Drejtoreshën e AKSHI-t, ka bërë transparencë mbi sulmet kibernetike që goditën disa websaite shtetërore.

Ajo tha se agresioni i disa ditëve më parë është një luftë e mirëfilltë nga e cila shteti shqiptar po mbrohet.

“Ky agresion ishte një luftë e mirëfilltë ku ne do të vazhdojmë të mbrohemi. Sistemet po rikuperohen sistemet po kthehen. Sot jemi këtu pa median për shkak të protokolleve të sigurisë, prandaj nuk kemi gazetarë në sallë. Lufta kibernetike është arma që po përdoret sot për të gjunjëzuar shtete, dhe biznese.

Do monitorojmë situatën. Sistemet po rikuperohen dhe po kthehen në normalitet. Vigjilenca jonë është maksimale.

Dje, ka patur një takim tjetër të komitetit për mbrojtjen kibernetike. U lanë detyra për të gjithë aktorët e fushës dhe janë marrë vendime për bashkëpunime me Microsoft por edhe FBI që na dha mbështetjen që ditën e parë apo dhe shërbime të tjera inteligjente”, tha Balluku.