Gjirokastër – një i vdekur dhe 2 të plagosur në aksident
Albeu.com
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur të hënën në mbrëmje në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit” kur një automjet me targa greke, si rezultat i shpejtësisë së madhe, ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat e saj, ndërsa po parakalonte një autobus të linjës Tiranë-Athinë me targa Vl 59-72 C.

Pas aksidentit të parë automjeti është goditur nga autobusi duke shkaktuar vdekjen e një personi i cili nuk është identifikuar ende.
Shtuar më 20/08/2008, ora 23:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori