Gjinushi: Socialdemokratet mbeshtesin afrimin e dates se zgjedhjeve
Pëlqej
Albeu.com
TIRANE - Socialdemokratet thane se mbeshtesin zyrtarisht afrimin e dates se zgjedhjeve te pergjitheshme, ne 26 qershor.TIRANE - Socialdemokratet thane se mbeshtesin zyrtarisht afrimin e dates se zgjedhjeve te pergjitheshme, ne 26 qershor.Kete e pohoi sot kryetari socialdemokrat Skender Gjinushi pas mbledhjes se kryesise. Gjinushi pohoi gjithashtu se Partia Socialiste toleron mbi kete date. Socialistet kane thene se data e zgjedhjeve duhet te mbeshtetet ne afatin kushtetetues, qe perkon me 3 korrik-3 gushtin. Socialdemokratet thone se afrimi ne maj i dates se zgjedhjeve sikurse kerkon Partia Demokratike eshte i paargumentuar. Gjinushi ka shtuar se i rendesishem eshte respektimi i mandatit te Kuvendit dhe se ligji mbeshtetet ne nje logjike, e cila ne rastin e afrimit te dates se zgjedhjeve me disa dite nuk cenon Kushtetuten. Po sipas kreut socialdemokrat, presidenti mund ta shpalle kete date per zgjedhjet ne vleresim te keshillimeve me partite.kryesia e PSD-se diskutoi sot mbi pergatitjet per zgjedhjet e pergjitheshme, perfaqesimin me kandidate ne te 100 zonat dhe mundesine per aleanca me te majtet, por paresore mbetet vota per socialdemokracine. Gjinushi ka kritikuar qendrimin e opozites duke e vleresuar percaktimin per kryeminister te kryetarit demokrat Sali Berisha, si "krushq te ri me nuse te vjeter", pavaresisht nga trumbetimi si shpetimtar, sikurse u shpreh, i Komitetit te Orientimit te Politikave.
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori