Ambasada Amerikane me kartolinë për Krishtlindje: Gëzim dhe paqe këtë sezon festash

Ambasada Amerikane në Shqipëri, ka uruar shqiptarët  e besimit të krishterë për Krishtlindje të gëzuara. Ambasada ka ndarë një kartolinë të veçantë dhe uron për një sezon festash të gëzuar dhe me paqe.

“Gëzuar Krishtlindjet! Ju urojmë gëzim dhe paqe në këtë sezon festash. Nga të gjithë ne këtu në Ambasadën e SHBA në Tiranë. #GezuarKrishtlindjet”, shkruan Ambasada e SHBA.

Edhe ambasadorja Yuri Kim ka uruar përmes një mesazhi në Twitter.

“Gëzuar Krishtlindjet! Gëzimi dhe vullneti i mirë i Krishtlindjeve na ndriçoftë gjatë vitit të ri!” thuhet në urim./albeu.com

 


Shtuar 25.12.2021 10:25