Gjinushi: PSD kandidon e vetme
Skënder Gjinushi ka bërë me dije sot se forca politike që ai drejton, do të garojë e vetme në këto zgjedhje lokale. Me anë të një deklarate për media dhënë mesditën e sotme, Skënder Gjinushi ka denoncuar KQZ për falsifikim të vendimit të saj, për kandidimin e këshilltarëve për Këshillat e rinj Bashkiak.

“Me PS kemi pasur komunikime, por duke parë që në këto dy vite nuk ka asgjë serioze, kemi preferuar që për këshilltarët do të luftojmë vetë. PSD kandidon e vetme, e hapur për aleatë”, tha Skënder Gjinushi.

Ai ka kërkuar që Prokuroria të nisë hetimet kryesisht për falsifikimin, që sipas tij ka bërë KQZ. Falsifikimi sqaron Gjinushi, ka të bëjë me një paragraf për kandidimin për anëtar të Këshillave Bashkiakë.

“Në Kod thuhet që partitë që kanë qoftë edhe një këshilltar në Këshillat Bashkiak, nuk e kanë të nevojshme të mbledhin firmat për kandidatura. KQZ e ka fshirë këtë vendim”, u shpreh Gjinushi, duke theksuar se vendimi i miratuar në 7 prill të këtij viti është ndryshuar mbrëmë në një mbledhje të fshehtë të KQZ-së. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori