Gjinushi: Procesi i dekriminalizimit është parodi
Nga qyteti i Korçës, kreu i Partisë Social Demokrate e ka konsideruar "një parodi" procesin e dekriminalizimit.

Kreu i PSD-së ka mbështetur kandidatin e majtë për bashkinë e këtij qyteti, Sotiraq Filo, por nuk ka lënë pas edhe akuzat.

“Në vend t'u kërkohet atyre që duhet të ishin larguar me votë popullore, largimi u kërkohet atyre që të dekriminalizojnë të tjerët.

Pra, me pak fjalë nuk mund të kërkohet që kapot e trafikut të drogës të merren me shpërndarësit”, ka thënë Gjinushi. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2015, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori